Babai i Aro Muriç reagon pas përjashtimit nga Kosova: Edhe ne jemi shqiptarë dhe dimë të mbrohemi

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, u përjashtu dje nga kampi stërvitor i “Dardanëve” pas raportimeve në media si ishte përleshur fizikisht me Edon Zhegrovën. Lajmi për rrahje u mohua nga zyrtarët e Federatës së Kosovës në futboll, por ngjarja nuk u sqarua, shkruan Insporti.

Gjatë ditës së sotme, Insporti ka kontakuar me babain e Aro Muric, Samir Muric, i cili u shpreh se Aro nuk kishte zbuluar arsyet që ndikuan në përjashtimin e tij, por shtoi se edhe ata janë shqiptarë dhe dinë të mbrohen.

Nuk e di (arsyen e përjashtimit), Aro nuk më tha, por edhe ne jemi shqiptarë dhe dimë të mbrohemiNe mund të mos flasim shqip por kemi të njëjtin gjak si. Të vjetërit thonë se për kalin e mirë pluhuri ngritet lartë” – deklaroi Samir Muric për Insportin.

Redaksia e Insportit ka arritur të kontaktojë me Aro Muric, i cili në pyetjen se a kishte shkuar i dehur gjatë grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, ai mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar si një gënjeshtër të madhe.

“Jo nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër e madhe” – tha ai.

Kosova luan gjatë mbrëmjes së sotme takimin miqësor ndaj Lituanisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, para fillimit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ku “Dardanët” do të luajnë ndaj Suedisë dhe Spanjës./Insporti.com/