Bajqinovci: Realizuam premtimin e madh parazgjedhor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, tha se qeveria realizoi premtimin që e ka dhënë në fushatë duke e hequr taksën dhe duke vendosur reciprocitetin.

” Sot Qeveria e kryeministrit Kurti, realizoi edhe një premtim të madh parazgjedhor e që është ai i heqjes së tarifës dhe vendosjen e masave të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, në mënyrë graduale. Nga sot, diskriminimit 20 vjeçarë që, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës ju kanë nënshtruar vijimësisht, vendi ynë do të ju përgjigjet me të njëjtat masa “.

 

Vendoset Reciprociteti me Serbinë – Taksa hiqet

Postimi i plotë:

Reciprociteti politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë,

Të dashur miq, sot Qeveria e kryeministrit Kurti, realizoi edhe një premtim të madh parazgjedhor e që është ai i heqjes së tarifës dhe vendosjen e masave të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, në mënyrë graduale. Nga sot, diskriminimit 20 vjeçarë që, shtetas të Republikës së Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës ju kanë nënshtruar vijimësisht, vendi ynë do të ju përgjigjet me të njëjtat masa. Jemi të bindur se kjo do të prodhojë efektin e dëshiruar për të gjithë ne, pra që lejet e punës, diplomat e shkollimit dhe certifikatat e aftësimit professional do të njihen edhe atje. Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore por asnjëherë kjo nuk mund të bëhet në raporte asimetrike të sjelljes. Certifikatat e mallit, ato fitosanitare dhe dokumentet doganore e të tjera të Republikës së Kosovës, o do t’i pranojë Serbia, o nuk do t’i njohim as ne të tyre. Reciprociteti është parim universal në marrëdhëniet ndërkombëtare i cili burimin e ka në konceptin e barazisë sovrane të shteteve dhe heqja dorë nga ai, është direkt dobësim i përgjegjësive sovrane të shtetit të Kosovës.