Balaj-Halimaj: Në PDK disa e kërkonin Limajn si kandidat për kryeministër

Anëtarja e Kryesisë së Nismas Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimi, ka thënë që rimëkëmbja ekonomike nuk duhet të jetë prioriteti kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Këto deklarata ajo i tha përderisa ishte duke e komentuar sloganin e PDK’së për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

“Në momentin kur ty të lëkunden themelet e shtetit për çfarë rimëkëmbje po flasim. Ne kemi diçka shumë ëmë të rëndësishme se rimëkëmbja. E ka pasur një shans Enveri që si PDK’ja që të jetë një forcë e parë në vend. Do të ishte lufta për vend të parë. Minimumi i Minimumit nga ky koalicion do të ishin 220 mijë vota”, ka thënë ajo.

Më tutje ajo tha se nga elektorati i PDK’së është kërkuar që Limaj të jetë kandidat për kryeministër nga Nisma dhe PDK’ja.

“Besoj që mund të jetë e vërtetë edhe kjo sepse është parë mbështetja e Fatmir Limajt dhe ajo e Enver Hoxhajt. Kemi pasur shumë presion në fakt që kandidati për kryeministër të jetë z.Limaj nga PDK’ja dhe Nisma por presioni ka ardhur nga elektorati i PDK’së. Për këtë shkak ka ndodhur kjo. Mund të jetë e vërtetë dhe frikën nuk kemi mundur që ta humbin, por e kanë humbur një mundësi të tillë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express/