Balaj-Halimaj porosi Daçiqit: Kosova kurrë nuk do të ndalet derisa ju dhe bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë gjenocid, të dilni para gjyqit.

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj,  i ka derguar porosi , Ivica Daçiç Kryetari i Parlamentit Serb, duke thënë se Kosova nuk do ndalet derisa ai dhe bashkëpuntorët e tijë të dalin para gjyqit.

”Kosova kurrë nuk do të ndalet derisa ju dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë gjenocid, ju që keni masakruar fëmijë, gra e pleq, ju që keni dhunuar vajza e gra, të dilni para gjyqit”. ka shkruar Balaj-Halimja.

Tutje ajo ka shtuar:

”Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj.”/Lajme365