Baldedaj: Mytaher Haskuka po e trefishon vlerën e vjedhjes në Festivalin Zambaku i Prizrenit

Shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, përmes një njoftimi në Facebook, ka akuzuar rëndë Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për trefishim të vlerës së mundësisë së keqpërdorimit dhe vjedhjes në festivalin tradicional të muzikës qytetare “Zambaku i Prizrenit”.

“Engjulli, Mytaher Haskuka, që bënte be se nuk do ta organizoj Festivalin “Zambaku i Prizrenit” me tender, sepse në tendera vidhej, një vit pasi e dështoi Festivalin, e trefishon vlerën e mundësisë së keqpërdorimit dhe vjedhjes në festivalin Zambaku i Prizrenit. Ai tha nuk do ta organizojmë Festivalin Zambaku i Prizrenit me tender ndërsa i dyfishoi vlerën e tenderit për festivalin Zambaku i Prizrenit. As kjo nuk i mjaftoi, ai e trefishoi vlerën e festivalit Zambaku i Prizrenit, dhe këtë një të tretë në mënyrë kriminale ia ndan një OJQ-je fantome. Ose njëherë i ndan mjetet pastaj Grupi kriminal i Mytaher Haskukës formon OJQ” ka shkurar Baldedaj.

“Të gjitha bëhen me bekimin e Haskukës i cili villte vrerë se u keqpërdorën 20 mijë euro të Zambakut sa ndaheshin vitet e kaluara, ndërsa tash me vetëdije e trefishon shumën, për ta trefishuar keqpërdorimin me tender dhe në të zezë”, ka shkruar Baldedaj.