Balerini nga Tirana, emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar në Split të Kroacisë

Ilir Kerni, balerin i suksesshëm shqiptarë emërohet drejtor në teatrin e qytetit të Kroacisë, Split. Artisti i mirënjohur e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook, i cili e shpreh kënaqësinë e të qenurit pjesë e ekipit të teatrit.

Statusi i plotë:
Ndjehem shumë i lumtur që jam pjesë e ekipës fantastike të “Théâtre National Cross de split”. Me baletin e një traditë të jashtëzakonshme.
Drejtor i baletit për periudhën 2019-2023.

Balerini nga Tirana para pesë viteve ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Por, pakënaqësitë për buxhetin e planifikuar për institucionin e shtynë atë të jep dorëheqje.

Veprimtaria e tij në fushën e baletit në moshën 60 vjeçare u kurorëzua me ngritjen në pozitë në një ndër teatret më të sofistikuara të Kroacisë, ngjarje e cila frymëzon edhe shumë artista të tjerë të rinjë.