Bali Muharremaj ka pritur komandantin e MNBG-W, të KFOR-it italian Colonel Daniele PISANI

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot ka pritur në zyrën e tij, komandanitin e MNBG-Ë, të KFOR-it italian Colonel Daniele PISANI, dhe përfaqësues të tjerë nga KFOR-i turk dhe austriak, së bashku me vartësit e tij italianë.

Takimi kryesisht, ka qenë i karakterit njoftues dhe për bashkëpunim të të mëtejmë. Ata, kanë bashkëbiseduar me kryetarin Muharremaj, lidhur me projektet që Komuna e Suharekës i ka realizuar deri më tani në mandatin e kryetarit Muharremaj si dhe për planet në vijim që kryetari Muharremaj ka.
Kryetari Muharremaj, gjatë takimit është shprehur: “Ju falënderoj për një vizitë kaq të rëndësishme dhe me lejoni t’ju njoftoj me projektet e realizuara deri më tani…ka folur për projektet e realizuara… dhe dua t’ju them se jam kryetari i të gjithë qytetarëve pa dallim, që jetojnë në territorin e Komunës së Suharekës, andaj mundohem që t’a bëjë më të mirën për ta”, ka thënë ndër të tjerash, kryetari Muharremaj.

Ndërsa koloneli z.Pisani, gjatë fjalimit të tij u shpreh: “Në Suharekë po ndihem shumë mirë, sepse pash një ambient të pastër dhe rregull, që unë mendoj se jeni Komuna shembull në Kosovë, andaj ju përgëzoj për këtë”. Ai ka shtuar se: “ kemi ardhur të njoftohemi me juve dhe t’ju informojmë për disa ndryshime që do të ndodhin në strukturën e KFOR-it, ndryshime në komandë.

Takimi kishte karakter njohës mes dy palësh, mirëpo ata kanë biseduar edhe për të arriturat e deritanishme në rajonin e Prizrenit, në të cilin rajon përfshihet edhe Komuna e Suharekës. Ata kanë biseduar edhe për projektet e ardhshme që do të ndodhin në Komunën e Suharekës.