Banka Botërore përkrah me 6 milionë euro rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini

Sistemi i ujitjes Radoniqi-Dukagjini planifikohet të rehabilitohet në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të përkrahur nga Banka Botërore.

Vlera e kësaj pjese të projektit, sipas Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë është 6 milionë euro.

Postimi i plotë i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë në FB:

Mijëra bujq në Rrafshin e Dukagjinit, një prej zonave më të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, furnizohen me ujë për ujitje nga Liqeni i Radoniqit. Sistemi i ujitjes Radoniqi-Dukagjini, i ndërtuar në vitet e 1980-ta planifikohet të rehabilitohet në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, të përkrahur nga Banka Botërore. Vlera e kësaj pjese të projektit është €6 milionë.