Banka Botërore tregon si kanë përfituar 300 mijë nxënës në Kosovë

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, ka bërë të ditur se 300 mijë nxënës kosovarë kanë përfituar nga projektet e tyre.

Më shumë se 300 mijë nxënës të Kosovës kanë përfituar nga projektet e Bankës Botërore në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga vet zyra e Bankës Botërore në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimi, janë më shumë se 600 shkolla apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë të cilat kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara duke iu falënderuar granteve nga projektet e financuara nga Banka Botërore, që kanë synuar përmirësimin dhe modernizimin e arsimit në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Më shumë se 600 shkolla apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara duke iu falënderuar granteve nga projektet e financuara nga Banka Botërore, që kanë synuar përmirësimin dhe modernizimin e arsimit në Kosovë.

Projektet kanë pasur për qëllim rritjen e regjistrimeve në shkollë, rritjen e vijimit dhe të numrit të nëmësve që vazhdojnë arsimin.

Po ashtu edhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimmarrjes.

Nga këto projekte kanë përfituar më shumë se 300,000 nxënës. /Lajmi.net/