Qytetarë të Prishtinës kanë gjetur ide kreative për t’i mbuluar gropat nëpër rrugët e kryeqytetit.
Banorë të lagjes në qendër të qytetit i kanë zhvendosur vazot me lule nga oborret e tyre dhe i kanë vendosur në mes të rrugës jo për të bllokuar komunikacionin por për të mbuluar gropën e madhe në mes të rrugës.
Komuna e Prishtinës shpesh kritikohet me reagim të ngathtë në mirëmbajtjen e rrugëve dhe infrastrukturës së përgjithshme të kryeqytetit.
Ndërkohë, LDK ditë më parë ktirikoi Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për keqmenaxhim të buxhetit dhe suficit milionësh si të krijuar.