Barcelona humb Kupën e Mbretit

Fituese e finales në Kupën e Mbretit në Spanjë u bë Valencia e cila mundi Barcelonën me rezultat 2-1.

Golat për Valencian i shënuan Kevin Gameiro në minutën 21 dhe Rodrigo në minutën 33. Golin e vetëm për Barcelonën e shënoi lojtari lojtari më i mirë i këtij ekipi Lionel Mesi në minutën 73.

Kupën e Mbretit në Spanjë Barceloni e kishte fitues në katër sezonet e fundit ndërkohë që triumfin në këtë finale Valencia e përjeton pas plot 11 vitesh.