Barcelona po e deklason Prishtinën

Barcelona e ka fituar me rezultat 5-1  pjesën e parë kundër Mabetex Prishtinës në futsall. Minutat e parë Prishtina arriti që të mbrohet shumë mirë por mandej ishin Barcelona që shënoi 5 gola. Megjithatë, Dervishaj arriti që të shënojë një gol për Prishtinën

Barcelona është duke fituar me rezultat 5-1 kundër Prishtinës

Deri në minutën e 8 Prishtina arriti që ta ruajë portën e paprekur por mandej ishte Barcelona që shënoi dy gola.

Fillimisht shënoi Dyego në minutën e 12 kurse në minutën e 13 shënoi edhe Esquerdinho.

Barcelona do të vazhdonte që të shënonte Shiraishi shënoi në minutën e 15-të kurse 2 minuta më vonë shënoi edhe Joselito.

Por në minutën e 17 do të shënonte edhe Prishtina me anë të Dervishajt.

Në minutën e 18 për Barcelonën shënoi edhe Rodrigues.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë dhe Prishtina do të luajë edhe 20 minuta të tjerë kundër kampionit të Europës në futsall, Barcelonës. /GazetaExpress/