Basha akuza të rënda ndaj Qeverisë Hoti, e krahason me regjimin e Millosheviqit

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Dimal Basha ka shpërthyer në akuza kundër Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Express.

Basha përmes një shkrimi në Facebook e ka krahasuar Qeverinë Hoti me regjimin e Millosheviqit, pas vendimit të djeshëm.#ygj

“Po besoj iu kujtohet kur Rugova bënte thirrje të dalim në zgjedhje, kurse regjimi fashist i Millosheviqit vënte pengesa për të ndaluar votën e lirë shqiptare. Dje pushteti i Dullës ka vepru njejtë, ka përdor aparatin shtetëror me pengu mërgatën me ardh me votu në Kosovë. Ky popull ka qenë i frikësum, por asnjëherë i dorëzum, dhe nuk ua harron kurrë këtë poshtërsi. Ky është veprimi më i ultë i mundshëm që ka mund ta mendoj dikush, prandaj do të mbetet një nga aktet më të turpshme të historisë suaj”, ka thënë ai./GazetaExpress/

SHKRIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë,
Po besoj iu kujtohet kur Rugova bënte thirrje të dalim në zgjedhje, kurse regjimi fashist i Millosheviqit vënte pengesa për të ndaluar votën e lirë shqiptare. Dje pushteti i Dullës ka vepru njejtë, ka përdor aparatin shtetëror me pengu mërgatën me ardh me votu në Kosovë.
Ky popull ka qenë i frikësum, por asnjëherë i dorëzum, dhe nuk ua harron kurrë këtë poshtërsi. Ky është veprimi më i ultë i mundshëm që ka mund ta mendoj dikush, prandaj do të mbetet një nga aktet më të turpshme të historisë suaj
Mërgatë, mirë se vini në shtëpinë tuaj!