Basha hedh dyshime për financimin e stadiumit nga “Air Albania”

Në turin “Rrugëtimi për Shqipërinë” në Fier, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se investimet e vetme që ka bërë qeveria e Ramës janë avionët për shfaqje që duken dhe zhduken.

Gjatë takimit me sipërmarrësit e bizneseve, Basha tha se “Air Albania” është një sajesë e dyshimtë që financoi, për ti vënë emrin stadiumit.

Deklarata e Bashës:

Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken.

Nuk flasim dot për një investim të huaj perëndimor përveç shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania që ndonëse është një sajesë shumë e dyshimtë papritur na ka gjetur para për të financuar e për t’i vënë emrin stadiumit.

Se ku i bëri ato para hajde merre me mend. Por e rëndësishme është kjo. Që nuk kemi asnjë investim serioz të huaj./tch