Basha nis vizitën në Kosovë, pritet nga kryeministri Avdullah Hoti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur sot vizitën dyditore në Kosovë, ndërsa fillimisht është pritur nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Lideri i opozitës së bashkuar është i shoqëruar nga disa përfaqësues të selisë blu, kurse pas takimit pritet që të komunikojë më mediat.

Euronews Albania ka raportuar mbi agjendën e takimeve të kyedemokratit Basha, të cilat do jenë të ngjeshura dhe do të përfshijnë të gjithë spektrin politik dhe figurat kryesore të Kosovës.

Kjo vizitë e Bashës vjen në një kohë aspak të mirë për Kosovën, pasi kreu i shtetit, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK, Kadri Veseli, janë akuzuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë për krimet lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe Veseli kanë hedhur poshtë pretendimet të ngritura ndaj tyre, ndërkohë janë shprehur të gatshëm të përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Sipas tyre, lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe rezistenca e saj për liri e pavarësi nga regjimi serb, ka qenë totalisht e pastër dhe e drejtë.

Lajmi në përditësim….