Bashkëpunimet e papritura të partive

Ende pa u caktuar ndonjë datë për zgjedhjet e reja partitë politike në Kosovë kanë nisur t’i shpërfaqin preferencat e tyre për koalicionet parazgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë filluar diskutimet në këtë drejtim, ndonëse ende nuk kanë marrë ndonjë vendim final se si do të veprojnë në momentin e fundit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Derisa nga PDK-ja kanë thënë se do të garojnë të vetëm në zgjedhje, përfaqësuesit e LDK-së e të LVV-së kanë nisur të diskutojnë për një koalicion parazgjedhor. Ndërkohë partitë e tjera kanë thënë se nuk i përjashtojnë bashkëpunimet para procesit të ri elektoral.

Megjithëkëtë, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se para zgjedhjeve partitë mund të sjellin befasi sa u përket bashkëpunimeve. Kjo sipas tyre ka ndodhur edhe herëve të kaluara, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Në vitin 2017, kur u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare, befasi ishte cilësuar koalicioni PDK – AAK – Nisma, i cili ishte arritur pak minuta para mbylljes së afatit për dorëzim të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

/Zëri, link: https://zeri.info/aktuale/281123/bashkepunimet-e-papritura-te-partive/