Bashkimi Evropian detyron Serbinë të prish marrëveshjen me Rusinë

Komisioni Evropian i ka shpjeguar Serbisë detyrimet e saj. Serbia do të duhet të ndërpresë marrëveshjen e saj të re të tregtisë së lirë me “Bashkimin Ekonomik Euroaziatik”, të drejtuar nga Rusia kur të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, njoftoi Komisioni Evropian, raportojnë mediat serbe.

Komisioni Evropian ka sqaruar detyrimet e tij ndaj Serbisë, vazhdon të sugjerojë BE Observer, një ditë pasi ambasadori rus në Beograd Alexander Bocan-Harchenko njoftoi se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tregtare me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik në 25 tetor, transmeton lajmi.net.

“Serbia mund të hyjë në marrëveshje me vendet ose organizatat e tjera përpara se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha një zëdhënës për Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Serbisë dhe Rusisë ekziston që nga viti 2000. /Lajmi.net/