Basketbollistja e mitur bën vetëvrasje

Basketbollistja e mitur serbe Milica M. Ka shokuar botën e sportit sot duke kryer vetëvrasje. Ajo ia mori jetën vetës duke u varur.

Milica kishte vetëm 15 vjet dhe kjo ngjarje ka tronditur të gjithë.

Për shkak të talentit të saj të madh në moshën 15 vjeçare, ajo u transferua në ekipin e parë të Partizanit, dhe lajmi për vetëvrasjen e saj tronditi të gjithë në klub. Presidentja e klubit Bojana Jankoviç këmbëngul se nuk ka patur kurrë një problem me Milica dhe nuk ka asnjë shpjegim se cila mund të jetë arsyeja që fëmija të ngrejë dorën.

“Ajo erdhi te Partizani kur ishte 14 vjeç, ishte anëtare e ekipit të kadetëve të Serbisë. Ajo ishte e ardhmja e basketbollit tonë dhe një nga talentet më të mëdha. Të gjithë jemi të shtangur dhe jemi të gjithë në shok. Ajo ishte gjithashtu një studente e shkëlqyer, nuk mbaj mend ndonjë situatë të vështirë me të. Askush nuk ka një shpjegim se përse ndodhi kjo”, ka thënë presidentja Jakoviq. /demokracia.com/