Bayern fiton titullin e shtatë me radhë

Titulli i shtatë i kampionit të Gjermanisë për Bayernin erdhi sot, në xhiron e fundit të Bundesligës, ku bavarezët duke mposhtur thellë Eintrachtin e Frankfurtit 5-1 janë bërë kampion të Gjermanisë.

Një stinor që nuk ka qenë aspak i mirë për Bayernin, në fund u kurorëzua me titull, që tregon shumë për cilësinë e ligës, derisa Borussia Dortmund ka bërë gabime të pafalshme përgjatë stinorit ndaj një Bayerni çalues.

Sonte ka qenë edhe ndeshja e fundit për Frankc Ribery dhe Arjen Robbenin me fanellën e ekipit, derisa dyshja ka shënuar edhe gol në këtë fitore. (nga TopSporti)