Bayern – Freiburg, formacionet zyrtare

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Freiburgut në kuadër të xhiros së parafundit në Bundesliga.

Gjiganti gjerman edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit, ndërsa në këtë takim luan pa ndonjë ngarkesë të madhe.

Ndryshe mund të thuhet për mysafirët nga Freiburgu, të cilët kanë udhëtuar drejt Munichut për të marrë tri pikët.

Freiburg po lufton për një vend që i dërgon në Ligën e Evropës dhe synon të shkaktojë befasi në Munich.

Trajneri i Bayernit, Hans-Flick i ka bërë disa ndryshime në këtë takim, duke i dhënë hapësira disa lojtarëve të rinj të cilët nuk kanë shumë minuta këtë edicion në Bundesliga.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Ulreich, Pavard, Boateng, Hernandez, Martinez, Goretzka, Kimmich, Singh, Muller, Cuisance, Lewandowski.

Freiburg: Schwolow, Lienhart, Schmid, Holer, Petersen, Sallai, Heintz, Hofler, Gunter, Grifo, Tempelmann.