BE heq dilemat: Nuk do të ketë ri-negocim të marrëveshjes Brexit

Bashkimi Evropian i ka reaguar Britanisë së Madhe sa i përket “cështje Brexit”. Nuk do të ketë ri-negocim të marrëveshjes Brexit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, kanë theksuar udhëheqësit e BE-së.

Këtë porosi ua ka dërguar britanikëve të martën kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. “Do ta zhvillojë një takim të shkurtër me Theresay May, por unë kam qenë shumë i qartë: nuk do të ketë ri-negocim,” ka deklaruar Juncker para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel.  

Zërat për mundësinë e ri-negocimit të marrëveshjes së Britanisë së Madhe me BE-në janë shtuar pas paralajmërimit të kryeministrit britanike, Theresa May, se së shpejti do të jap dorëheqje nga pozita e kryeministres dhe lidershipi i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe.

Gara se kush do të bëhet lider i konservatorëve britanike pas Theresay May vetëm se ka filluar. Kjo pozitë është kyçe meqë lideri i partisë do të bëhet me automatizëm edhe kryeministër i Qeverisë në këtë vend dhe që detyrë kryesore do të ketë përfundimin e marrëveshjes Brexit për të formalizuar largimin e Britanisë së Madhe në BE-ja.