BE-ja pret respektimin e integritetit të procesit zgjedhor në katër komunat në veri

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, ka theksuar se BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor

“Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë. BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor. BE-ja thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara. Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike në Kuvend”, thuhet në deklaratën e ambasadores Apostolova për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.