Befasi në listën e kandidatëve për deputetë të LVV-së në Prishtinë, këta janë kandidatët

Burimet e Lajme365 bëjnë të ditur se dje është mbajtur mbledhja e Këshillit të Qendërs në Prishtinë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje janë votuar kandidatët e LVV-së për deputetë nga Dega e Prishtinës.

Sipas burimeve të Lajme365, Dega në Prishtinë e Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar 11 kandidatë për deputet.

Të nominuarit si kandidatë për deputetë nga Dega e LVV-së në Prishtinë, sipas burimeve të Lajme365, janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Eman Rrahmani, Fitore Pacolli, Glauk Konjufca, Leonora Shabani Bajraktari, Liburn Aliu, Norë Kelmendi, Valdrin Ahmeti dhe Yll Rugova.

Burimet e Lajme365 bëjnë të ditur se njëri nga aktivistët e vjetër të kësaj partie dhe ish deputeti Xhelal Sveçla nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshe të delegatëve të Ksëhillit për t’u nominuar si kandidat për deputet i LVV-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.