Befasi nga Vetëvendosje, Ky është kandidati për kryetar të Ferizajit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Valon Ramadani duket se do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të komunës së Ferizajt nga kjo parti.

Megjithëse ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e tij, Gazeta Infokus merr vesh se ai tashmë i ka hyrë garës së brendshme në procesin që po zhvillohet për të përzgjedhur kandidaturën për të parin e kësaj komune.

Në një përgjigje për Gazetën Infokus Ramadani, i cili është kryetar i degës së Vetëvendosjes në Ferizaj ka thënë se për këtë çështje është herët të flitet.

“Aktualisht procesi i brendshëm i përzgjedhjes është duke vazhduar dhe brenda katër ose pesë ditëve besoj se do të dalim me një përfundim nga partia”, ka deklaruar ai./Gazeta Infokus/