Bëhen ‘bashkë’ trajnerët më të mirë të futbollit

Në hapësirat e shtëpisë evropiane të futbollit sot u mbajt ‘Forumi i Trajnërëve’ një aktivitet i organizuar nga UEFA. Këtë vit, në takimin e ‘Forumit të Trajnerëve’ u ftuan të marrin pjesë trajnerët elitarë të futbollit evropian, që po tregojnë suksese nën drejtimin e skuadrave të tyre në të gjitha kompeticionet.
Jurgen Klopp, Zinedin Zidane, Pep Guardiola, Thomas Tuchel, ishin disa nga trajnerët që morën pjesë në takim dhe të cilët u panë bashkë në fotografinë e postuar në faqen zyrtare të UEFA.

 

/ lajme365 /