Bëhet pastrimi i deponisë së mbeturinave në Dydesh të Istogut

Sot gjatë ditës është bëre pastrimi i deponisë ilagale të mbeturinave në Dydesh. Pjesë e këtij aksioni ishte udhëheqës të komunës si dhe vullnetarë të “Let’s Do It Kosova”.
Kryetari Haki Rugova me këtë rast u shpreh se ky është një projekt i përbashkët në mes të komunës së Pejës, Istogut dhe Let’s Do It Kosova dhe se ky është një projekt tejet i rëndësishme për pastrimin e ambientit dhe se me projekte të tilla pwr mirëmbajtje të ambientit do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. 
Ndërkaq Luan Hasanaj nga organizata Let’s Do It Kosova u shpreh se sot këtu po ndodh një aktivitet që duhet të ndodhë vazhdimisht jo vetëm në Istog dhe Pejë por në terë Kosovën, ku të gjithë bëhemi bashkë për një çështje të rëndësishme siç është ambienti.

Aksioni për pastrimin e kësaj deponie u zhvillua në kuadër të projektit “Pastrimi i deponisë ilegale të mbeturinave dhe vendosja e rrethojës”, projekt ky i realizuar nga komuna e Pejës, komuna e Istogut si dhe organizata “Let’s Do It Kosova”.