Behgjet Pacolli: Sidoqoftë, faleminderit Xhamajka.

 

Ish – Ministri i Punëve të  Jashtme Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi ministrja e e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith bëri të ditur se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës thotë se nuk e kanë njohur Kosovën

Ministrja e punëve të Jashtme të Xhamajkës sot ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Sidoqoftë faleminderit Xhamajkë , faleminderit ministre Kamina Johnson-Smith, faleminderit SHBA, Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të mbesin përgjithmonë miq të besuar të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës”, ka shkruar Pacolli në Twitter.