Belgjika rrënon urën më të vjetër ushtarake në botë (Video)

Autoritetet lokale në qytetin Tournai të Belgjikës kanë rrënuar urën më të vjetër ushtarake në botë e cila ende vazhdon të qëndrojë në këmbë.

Ura “Pont de Trous” e ndërtuar për qëllime ushtarake në shekullin XIII, është rrënuar për një qëllim të çuditshëm. Krijimi i mundësisë për kalim të anijeve më të mëdha nëpër lum është arsyeja e rrënimit të urës së ndërtuar në mes viteve 1281 – 1304.

Ura në fjalë ishte dëmtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat britanike dhe ishte rindërtuar në vitin 1947.

Pamje nga rrënimi i urës
Image
Kështu dukej ura “Pont de Trous”
Image

Kështu do të duket ura “Pont de Trous”