Benzema rrezikon të dënohet me pesë vjet burg

Karim Benzema mund të dënohet me pesë vjet burgim pas caktimit të senacës gjyqësore për rastin me Mathieu Valbeuna, raporton Insporti.com.

Sipas raportimeve nga Franca, 33-vjeçari mund të dënohet me pesë vjet burg dhe me gjobë prej 60 mijë eurosh, nëse ai shpallet fajtor.

Për këtë rast, zyra e prokurorit të Versailles konfirmoi se Benzema do të përballet me gjyqin e tij nga 20-22 tetor.

Ylli i Real Madridit akuzohet se ka bërë presion ndaj Mathieu Valbuenas për të paguar shantazhet që kërcënonin të lëshonin një kasetë me video seksuale në të cilën shfaqej ky i fundit.

Që nga koha kur u zbulua ky rast (viti 2015), Karim Benzema nuk është ftuar më në Kombëtaren franceze nga përzgjeghësi Didier Deschamps, i cili në konferencën e fundit për shtyp reagoi ashpër në pyetjet me lidhje për Benzema./Insporti.com/