Beqaj: Po na mungojnë analistën e paanshëm dhe profesional

Fenomenin e analistëve të shumtë politologu Belul Beqaj, e ndërlidhë me faktin se si politikanët që e makiavelizuan politikbërjen në Kosovë po prodhojnë analistë serik për të arsyetuar makiavelizimin e skenës politike dhe se si soji serik i analistëve është në funksion të arsyetimit të keq politikë bërjes dhe keq qeverisjes.

Politologu Beqaj thekson se mungesa e analistëve neutral , vëzhgues dhe analizues e që po munden të vijnë në shprehje, po na detyron ti durojmë ata që me ndihmën e politikbërësve po dominojnë skenën e analizës politike.

Ekspertë të thirrur por jo të fushës që nuk kanë kryer studimet e politikës dhe politikbërjes po pretendojnë të bëhen kompetentë për analiza të zhvillimeve politike, prandaj jemi në këtë gjendje.