Berisha: Albin Kurti ka pasur tendencë për të na asimiluar

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, ka shprehur pakënaqësi rreth trajtimit të komunitetit egjiptian në vend. Ai thotë se komuniteti egjiptian është i diskriminuar në Kosovë. Ai thotë se ka tendencë edhe për asimilim.

“Konsideroj se është një gjendje jo aq e dëshirueshme për faktin se komunitetet janë kategori dhe pasuri e Kosovës dhe do të duhej të trajtohej si e tillë. Përpjekjet tona kanë qenë të vazhdueshme që komunitetet me qenë në një pozitë tjetër”, thotë Berisha nw T7.

“Kohët e fundit po tentohet të preken dhe të ndërhyhen në to. Kjo është rrezikshmëria më e madhe që mendoj se është kthimi prapa për 20 vjet për faktin se konsideroj se pas një periudhe të gjatë kohore komunitetet kanë arrit me siguruar një pavarësi të mendimit e veprimit”, shtoi ai në T7.

“Nuk mundesh me mohu një diskriminim. Ekziston tek ne. Unë personalisht, familja ime, fëmijët e mi, sa herë janë diskriminuar mbi bazën e etnisë. Janë rrahë njerëzit në rrugë, janë shkelmuar midis rrugës për shkak të dukjes së tij dhe etnisë së tij. Këto gjana nuk i fshehim.

A ka tendencë dikush të asimilojë egjiptianët?

“Ndoshta edhe ka. Në rastin tonë te z.Kurti ka pasur tendencë për me na asimiluar. Në kohën kur ne kemi negociuar me z.Kurti, sepse unë kam fituar faleminderit komunitetit egjiptian, na i ka kthyer 7 mijë vota dhe kemi fituar deputetin e dytë pas 10 vjetëve në Kuvendin e Kosovës. Dhe se dy deputetë të komunitetit egjiptianë jemi ofruar me bashkëpunuar me z.Kurti. Ofendimi më i madh që ka qenë në atë kohë është që komuniteti egjiptian, në asnjë mënyrë, edhe pse kemi qenë dy deputetë, nuk iu ka dhënë pozita e ministrit. Për herë të parë kemi qenë një komunitet që kemi ardhur me dy deputetë dhe në rrotacionin logjik ish dashtë me na taku ministria dhe çka ka ndodhur…ka ndërhy, na kanë përça dhe ne kemi përfunduar të diskriminuar”, shpjegoi Berisha.