Berisha: Kurti e ka humbur rrugën në oborr

Kryetar i Degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, e ka kritikuar liderin e Levizjes Vetëvendosje duke thënë se ai po i manipulon qytetarët e Kosovës për llogari të agjendava të dyshimta.

Përmes një postimi në Facebook, përcjell Lajme365, Berisha ka thënë se nuk po e kupton Kurtin kur i dretohet popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka fjalën për norvegjezët ku e ka shtëpin dhe familjen, apo për qytetarët e Kosovës me të cilët manipulon deri në ekstrem .

Postimi i plotë i Zafir Berishës:

CILA MUNDET ME QENË PËRGJEGJËSIA E NJË QIRAGJIU NË KOSOVË!

Kur një hipokrit si Albini e merrë të dretën me u thirrë në emër të popullit a ka më ofendim për atë popullë, kur dihet se ai në Kosovë jeton me qira!

Nuk po e kuptoj kur i dretohet popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka fjalën për norvegjezët ku e ka shtëpin dhe familjen, apo për qytetarët e Kosovës me të cilët manipulon deri në ekstrem.

Referimi në terma moiste e marksist-leninist, tregon se ky “tip” e ka humbur rrugën në oborrë dhe nuk është duke ecur me kohën! Zafa/lajme365.com