Berisha: Me Mytën nuk mytet korrupcioni

Kryetari i NISMA-së në Prizren, Zafir Berisha ka vazhduar kritikat ndaj qeverisjes së Mytaher Haskukës, raporton LAJME365.

Përmes një njoftimi në Facebook, Berisha thotë se Haskuka po mundohet të fshihet pas të këqijave që po ja bënë Prizrenit.

”Në vend të reagimit, Mashtruesit dhe të pafytyrët si Myta, për të këqijat që i bëjn Prizrenit e mundohen të fshihen sipas thënjes “mbrojtja sulmi më i mirë”, ka shkruar Berisha, përcjell Lajme365.

Ai ka thënë që me Mytën nuk mytet korrupsioni dhe ka kërkuar që hajnat të shkojn në burg.

Postimi i plotë:

Në vend të reagimit, Mashtruesit dhe të pafytyrët si Myta, për të këqijat që i bëjn Prizrenit e mundohen të fshihen sipas thënjes “mbrojtja sulmi më i mirë”, është i përshkruar edhe në literaturën islame: “Hipokrizia është një sëmundje e brendshme e njeriut, e atij që nuk është i bindur në porositë kuranore dhe në hadithet e Pejgamberit a.s. Njerëzit e tillë janë të sëmurë në shpirt, dyshojnë në besimin e tyre. Ata çrregullojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, bëjnë intriga, gënjejnë dhe bëjnë vepra të këqija”! Hajnat në burgë, me Mytën nuk mytet korrupcioni. Zafa/lajme365.com