Berisha nga komuniteti rom: Lista Serbe manipuloi edhe me komunitetin tonë

Kandidati për deputet i komunitetit rom, Veton Berisha, ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe për manipulim me romët në zgjedhje.

Përveç manipulimit me votat e veriut me komunitetet tjera, sipas Berishës, viktimë e këtij manipulimi është edhe komuniteti rom.

Berisha tregon se si një parti fantome ka marrë shumë vota në vendbanime me serbë.

‘’Nuk kam besuar se dikush do t’i manipulojë komunitetet. Është projektuar diçka mjaft mirë e menduar. Thuhet që është krijuar një parti pa adresë e kryetar, të kaluar politike”, ka thënë Berisha.

Ai gjithashtu tha se “Iniciativa Rome cila ka marrë vota në vendbanime serbe”, tha Berisha në Dukagjin.

“Është orkestrim i votave, ndikimi nga Serbia. Është orkestrim i përbashkët me Listën Serbe’’, shtoi Berisha.

Pas rezultateve të para të zgjedhjeve, komuniteti boshnjak është ankuar vazhdimisht se Lista Serbe manipuloi me votat e tyre në veri të Mitrovicës, ku votuan edhe kandidatë për deputetë jashtë komunitetit të tyre.

Lidhur me këtë cështje kanë debatuar edhe Duda Balje e cila mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që deputete u zgjodh Adriana Hoxhiq. Balaj akuzoi këtë të fundit se pati një koalicion të fshehteë me Listën Serbe, andaj edhe u zgjodh deputete.