Berisha paralajmëron dorëheqjen e sërishme të kryetarëve të komunave ne veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka paralajmëruar se kryetarët e rinj që pritet të fitojnë në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan pritet të dorëhiqen menjëherë pasi ta marrin zyrtarisht detyrën.

Berisha bën thirrje që “Presidenti, KQZ por edhe organet tjera institucionale, duhet të jen të gatshëm që nese loja e Listës Serbe për të injoruar, tallur dhe sabotuar shtetin e Kosovë vazhdon, atëher duhet t’i ndalohet fushëveprimi k’ti subjekti politik dhe të mos lejohet të merr pjes në zgjedhje…”

Zgjdhjet e zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në katër komunat veriore të Kosovës po zhvillohen pas dorëheqjes së kryetarëve në shenjë proteste për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.