Berisha publikon provat: Serbët e pranojnë që Lista Serbe i detyroi të votojnë për nismën boshnjake e rome

Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane ka deklaruar se kanë prova që serbët po e pranojnë edhe vetë që në zgjedhjet e 14 shkurtit u detyruan nga Lista Serbe që të votojnë dy nisma të reja boshnjake e rome.

Në një intervistë për Gazetën inFokus, Berisha ka thënë se i gjithë ky proces është i orkestruar nga Lista Serbe me qëllimin që të marrë 20 vendet e rezervuara për komunitetet në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se këto nisma, “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq” (UZ-AH) e udhëhequr nga Adrijana Hoxhiq dhe subjekti rom Iniciativa Rome (Romani Iniciativa) me kandidatin Gazmend Salijevic, megjithëse u formuan pak para zgjedhjeve, fituan më së shumti vota midis subjekteve tjera politike boshnjake dhe rome dhe u votuan më së shumti në komunat me shumicë serbe./Gazeta inFokus/

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane Veton Berisha: