Berisha: Vetëvendosje e futi në fajde Prizrenin me ndihmën e LDK-së dhe PDK-së

Kryetari i degës së NISMA-së në Prizren, ka thënë se Vetëvendosje, në fund të mandatit e ka futur në fajde Prizrenin.

Ai thotë se kjo po ndodh edhe me ndihmën e LDK-së dhe PDK-së.

“Sot në mledhjen e Kuvendit të Prizreni, qeveria e korruptuar e LVV, në fund të mandatit e futi në fajde Prizrenin me ndihmën e “patericës” së saj LDK dhe disa argatëve të PDK!”, ka thënë Berisha, përcjell LAJME365.

Reagimi i plotë nga Zafir Berisha

Sot në mledhjen e Kuvendit të Prizreni, qeveria e korruptuar e LVV, në fund të mandatit e futi në fajde Prizrenin me ndihmën e “patericës” së saj LDK dhe disa argatëve të PDK!
Interesi personal i një pjese të opozitës në Prizren po i mundëson hajdutëve të klanit të Mytës dhe LVV që me projekte afatgjata të planifikojn “zhvatjen” e parasë puplike edhe pasi të mos janë në pushtet!
Zafa/lajme365.com