Bërnabiq kritikon Mogherinin për Kosovën: Ishte e njëanshme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka thurur lavde ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borell, i cili për pak kohë do të marrë edhe pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së në vend të italianes, Federica Mogherini.

Teksa e ka lavdëruar spanjollin Borell për paanshmëri e përvojë në politikë, Bërnabiq e ka cilësuar Mogherinin si të një anshme në dialog, pasi sipas saj, ajo vinte nga Italia, një shtet që e ka njohur Kosovën.

“Ai nuk do të jetë i një anshëm. Ai do të jetë objektiv dhe i ekuilibruar”, ka thënë Bërnabiq për tv pink, transmeton Express.

Sipas saj ata që e kanë njohur Kosovën mundtë konsiderohen si të një anshëm, duke e etiketuar Federica Mogherinin si të tillë, pasi që Italia e ka njohur Kosovën si shtet.

Për Bërnabiq është lajm i mirë për Prishtinën dhe Beogradin ardhja e Borell në krye të politikës së Jashtme të BE-së, pasi që ai do të jetë neutral dhe i paanshëm.

Brnabiq ka treguar tutje se do të udhëtojë në shtator për në Berlin ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Nuk dihet nëse do të diskutojnë për dialogun, Kosovë-Serbi, megjithatë Bërnabiq ka thënë se do të jetë një vjeshtë e dimër i vështirë për Serbinë.