Bernard Berisha, futbollisti i muajit gusht tek Akhmat Grozny

Bernard Berisha po gëzon formë të shkëlqyeshme. Futbollisti kosovar sot është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit gusht tek klubi i tij, Akhmat Grozny

Bernard Berisha po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në kampionatin rus të futbollit me ekipin e tij, Akhmat Grozny, ku nuk po i mungojnë golat dhe asistimet.

Prandaj, përfaqësuesi kosovar është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit që shkoi.

“Bernard Berisha është lojtari më i mirë i ekipit për muajin gusht pas rezultateve nga sondazhi i bërë. Më shumë se gjysma e votave (55%) i janë dhënë futbollistit kosovar”, njofton klubi rus në rrjetet sociale.

Berisha u rikthye në Përfaqësuesen e Kosovës, ku premton se do ta japë kontributin e tij nëse i jepet rasti nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit, më 7 kundër Republikës Çeke dhe më 10 ndaj Anglisë. /Gazeta Express/