Besnik Tahiri del nga Komisioni: Kjo praktikë e kapjes së natës është e habitshme, s’ka të bëjë me reformë zgjedhore

Besnik Tahiri, shefi i të grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë se “kjo praktikë e kapjes së natës është e habitshme, kjo nuk ka të bëjë me reformë zgjedhore e as me diasporë”.

Kështu ka thënë Besnik Tahiri në mbledhjen e komisionit parlamentar për legjislacion ku po diskutohet lidhur me plotësim-ndryshim për Ligjin për Zgjedhje në Republikën e Kosovës.

I njëjti më pas e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit.