Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë në largim, Besnik Tahiri në emisionin “Blic interview” me Astrit Gashin ka theksuar se ankimimet i bën sindikatat që kishin paga shumë të mëdha.
Tahiri ka theksuar se agjencionet që kanë paga shumë të mëdha, i kanë trashëguar edhe nga koha e UNMIK-ut, transmeton Klan Kosova.
Prandaj, shton ai asnjë pozitë nuk guxon të ketë pagë më të madhe se sa ajo e presidentit.
Sipas tij, koeficientin më të madh e ka presidenti me 10-të. Tahiri thekson se me ligjin e ri të pagave, i është zvogëluar paga edhe presidentit.
Besnik Tahiri ka theksuar se shumë sindikata qasjen ndaj këtij ligji e kanë pasur shumë gabim.
“Pra, ata e konsideruan këtë si një lloj pazari”, ka theksuar Tahiri.
Ai tregon se si presioni i SBASHK-ut, u kishte shkaktuar telashe shumë të mëdha në nxjerrjen e këtij ligji.
“Kjo reformë i ka dhënë “plumb në ballë” punësimeve me të njofshëm”, tha ai. / KlanKosova