“Beso”, sllogani i LDK-së për zgjedhje

Kandidatje për Kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë publike slloganin e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Beso”, do të jetë sllogani që LDK do të përdorë për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Beso.
Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar.
Beso në ndryshim.
Beso në fitore.
Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Vjosa Osmani, në një postim në profilin e saj në rrjete sociale.