Kandidati demokrat ka arritur të sigurojë mbi 270 votat e nevojshme elektorale për të t’u zgjedhur president i 46-të i Shteteve të Bashuara, gjegjësisht si zëvendës-presidente, Kamala Harris, raporton cnn.

Pas votimit të zgjedhësve të Californias, Biden tashmë ka arritur numrin e 302 votave elektorale, të mjaftueshme për Zyrën Ovale. Presidenti aktual, Donald Trump deri më tani ka fituar 232 vota elektorale nga 538 vota, sa janë në total, transmeton Telegrafi.

I vetmi shtet që deri më tani nuk i ka dhënë votat është Hawaii, ku zgjedhësit e saj do të votojnë pas disa orëve. Të theksojmë se edhe këtu demokrati Biden do të merr besimin e katër zgjedhësve pasi në këtë shtet ka fituar zgjedhjet presidenciale.

Vlen të theksohet se zakonisht zgjedhësit nuk marrin aq shumë vëmendje, por këtë vit, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të presidentit aktual, Donald Trump për të vënë në dyshim dhe përmbysur rezultatet – që përfshijnë sfida ligjore të cilat janë refuzuar nga gjykatat në të gjithë vendin – vota nga shteti në shtet ishte e rëndësishme.

Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe jo vota popullore, megjithëse Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se shtatë milionë vota.

Kongresi rishikon dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 janar. Asnjë Kongres nuk ka zhvleftësuar votat elektorale të një shteti që nga shekulli i 19-të dhe nuk ka gjasa të ndodhë as muajin e ardhshëm.

Ndryshe, inaugurimi presidencial, ku demokrati Biden pritet të marrë detyrën, është planifikuar më 20 janar, dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Kongresi. /Telegrafi/