Bie nga ballkoni një punëtor në Prizren

Një punëtor ka rënë nga ballkoni i katit të parë në Prizren, duke pësuar lëndime trupore. Ai ishte duke punuar në ndërtimin e një objekti, njofton Policia.

“Viktima përderisa ishte duke punuar në katin e parë të një ndërtese në ndërtim e sipër, nga pakujdesia ka rënë nga ballkoni i ndërtesës, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ”, njofton Zyra për Informim Publike e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.