Bie numëri i pacientëve me Covid në Pejë

Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, aktualisht aty janë të shtrirë 65 pacientë me COVID-19.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se 325 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,317 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.