Bilanci i fundit rreth COVID-19 në Kosovë

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka konfirmuar 237 raste të reja me COVID-19, ku numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995.

Sipas IKSHPK-së, brenda 24 orëve, Prishtina shënoi 71 raste me COVID-19, e ndjekur nga Gjakova me 27 raste dhe Mitrovica me 24 raste, shkruan Telegrafi.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.

Dje janë shëruar 139 persona, duke e çuar numrin total të të shëruarëve në 3 mijë e 753.

Kurse deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. /Telegrafi/