Bisedimet SHBA-Kore e Veriut pritet të zhvillohen në mes të nëntorit

Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të zhvillojnë një raund tjetër të bisedimeve në mes të nëntorit të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur një ligjvënës i Koresë së Jugut, shkruan Reuters.

Kujtojmë se takimi i fundit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit suprem, Kim Jong Un u anulua për shkak se ky i fundit nuk ishte i gatshëm të tregojë fleksibilitet.

Ndërsa tani të dy palët pritet të takohen përsëri, jo më vonë se në fillim të dhjetorit, për të rifilluar negociatat për denuklearizimin e Koresë së Veriut.