Bizneset buzë falimentimit, i druhen gjendjes së jashtëzakonshme

Paralajmërimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend si pasojë e koronavirusit i ka frikësuar bizneset.

Më pak të hyra e në prag të falimentimit shkaku i pandemisë, janë shume biznese në Gjilan.

Komuna e Gjilanit thotë se mbyllja eventuale e sërishme e ekonomisë do ta përkeqësonte gjendjen në vend.

Këtë vit kjo komunë ka 800 mijë euro të hyra më pak krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka theksuar se shteti duhet të shtojë mbikëqyrjen dhe kapacitetet shëndetësore.

Kundër paralajmërimit të Qeverisë Hoti për shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme ishin edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputetja Fatmire Kollçaku ka kritikuar LDK-në për qasjen e saj ndaj menaxhimit me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se aktualisht do të nisin me masa rigoroze të mbikëqyrjes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke e lënë të hapur mundësinë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme./koha.net