Blerta Deliu i reagon Borrellit: S’i pranojmë këshillat e dikujt që na mohon shtetësinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu i ka reaguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel. Kjo për shkak të deklaratave të tij se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane.

Ajo ka thënë që Kosova nuk i pranon këshillat e dikujt që e mohon pavarësinë e saj, raporton Gazeta Express.

ohuesit e pavarësisë dhe shtetësisë së saj. Ai po bëhet pjesë e kampanjës së Daçiqit për të dëmtuar njohjet e Kosovës dhe ky qëllim po i lexohet lehtë. Borrell po gabohet kur po e konsideron Kosovën aq naive sa të ndjek rekomandime për zvogëlimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe aq më pak të cenojë miqësinë me SHBA-të mbi këshillat e tij.  Lidhja dhe ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike është vullnet reciprok mes shteteve të pavarura dhe nëse Borrell dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim bën mirë ta këshillojë Serbinë të hap Ambasadën e vet në Kosovë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Në ndërkohë Borrel në përgjigje të një pyetje parlamentare, tha se pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane.

“Pozicioni i gjatë i BE-së është se negociatat duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqyteti i ardhshëm i të dy vendeve dhe se aspiratat e të dy palëve duhet të përmbushen”, tha Borrell, duke shtuar se “çështja e Jerusalemit është një çështje e statusit përfundimtar”.

“Në përputhje me Rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1980, e cila u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së të transferojnë ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe Delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, është shprehur Borrell.

Ai kujtoi se Kosova dhe Serbia e shohin integrimin në BE si aspiratë të tyre strategjike.

“BE pret që të dy vendet do të veprojnë në përputhje me këtë angazhim”, tha kreu i diplomacisë së BE-së./Gazeta Express/