Bomba 500 kilogram e rëndë gjendet në Sarajevë

Një bombë me peshë prej 500 kilogramësh është gjetur në kryeqytetin e Bosnjës e Hercegovinës, Sarajevë.

Raportohet se bombë i takon periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe është lëshuar nga një aeroplan luftarak.

Bomba është gjetur në Sarajevë derisa po zhvilloheshin punimet për ndërtimin e objektit të Radio Televizionit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pasi janë marrë masat e nevojshme të sigurisë, ekipet e specializuara kanë ç’aktivizuar bombën dhe e kanë nxjerrë atë nga vendi i gjetur.